FSK realizon ushtrimin fushor

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 14:00
FSK realizon ushtrimin fushor

Në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarakët tanë janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real,  si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.

“Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë. Vazhdojmë drejt sukseseve të reja”, ka shkruar ai.

Image

(Kosova Sot Online)