Osmani: Dihet qëndrimi im për planin franko – gjerman, nuk ka ndryshuar

  • E.K /
  • 20 February 2023 - 14:48
Osmani: Dihet qëndrimi im për planin franko – gjerman, nuk ka ndryshuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimi i saj rreth planit franko-gjerman, lidhur me këtë çështje nuk ka ndryshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Dihet qëndrimi im për planin franko – gjerman, nuk ka ndryshuar”, ka thënë Osmani.

Osmani kishte thënë se qëndrimi i Kosovës për planin franko-gjerman është i qartë, është platformë e mirë që ka qëllim më tepër paqe e stabilitet në rajon.

“Qëndrimet e Republikës së Kosovës sa i përket planit franko-gjerman kanë qenë të qarta që nga propozimi i dokumentit në shtator. E kemi konsideruar gjithnjë si platformë të mirë, si iniciativë që ka për qëllim më shumë paqe e stabilitet në rajonin tonë. Si iniciativë që dinamizon dialogun dhe si bazë e mirë, platformë e mirë për diskutime të mëtejme. Të tillë si platformë të mirë e të pranueshme, ashtu e kkonsiderojmë edhe sot, por gjithnjë duke potencuar se ka akoma shumë gjëra që duhet sqaruar në proces, ndër të tjera të negociohet plani i zbatimit. Sekuencimi i obligimeve që dalin nga kjo draft-marrëveshje, e për Kosovën është tejet me rëndësi që të negicojmë, në këtë rast jo me Serbinë, por me partnerët tanë ndërkombëtarë, pra garancatë ndërkombëtare që ne i marrim sa i përket ruajtjes së funksionalitetit të brendshëm të Kosovës, që mos të shnëdërrohet në shtet jofunksional me më shumë probleme sesa zgjidhje. E dyta garancaa që marrim në rrafshin ndërkombëtarë, sa i përket njohjeve e anëtarësimit të Kosovës në organizatë ndërkombëtare. Këto janë diskutime që ende nuk janë shterur”, ka thënë Osmani në konferencë për media në Podgoricë pas takimit me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online)