LDK: Qeveria e Kosovës ka dështuar

  • A.P /
  • 20 February 2023 - 16:42
LDK: Qeveria e Kosovës ka dështuar

Qeveria e Kosovës ka dështuar që t’i ruajë marrëdhëniet e mira në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se “marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë historikisht të rëndësishme për sigurinë kombëtare, stabilitetin ekonomik dhe ndikimin në politikat e jashtme të Kosovës”.

“Megjithatë, kohëve të fundit, qeveria Kurti e ka lënë pas dore këtë marrëdhënie dhe ka lejuar që ajo të përkeqësohet”, ka shkruar ndër tjerash Azemi në Facebook.

Përgjithësisht, opozita në Kosovë është duke e kritikuar qasjen e ekzekutivit ndaj SHBA-ve.

Sipas tyre, “Kurti me qasjen e tij është duke i prishur këto raporte”. 

(Kosova Sot Online)