Afera me McGonigal/ 'Rama duhet gjykuar nga drejtësia dhe shqiptarët'

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 11:30
Afera me McGonigal/ 'Rama duhet gjykuar nga drejtësia dhe shqiptarët'

Nga Ylli Manjani

Ku e lamë?

Te Mcgolja.

Te korrupsioni dhe konspiracioni që Edi Rama ka konsumuar kundër opozitës, demokracisë dhe Shqipërisë që sundon.

Ja, këtu e lamë!

Këtu na mbeti!

Nuk ecën asnjë mesele tjetër.

Se nuk ka mesele tjetër më të madhe se kjo.

As bashkia e Dimalit e as piramida virtuale e EriVelit nuk e mbulojnë dot marrëdhënien konspirative dhe demokracishkatërruese Rama-Mcgole.

FA+BI-ja të paktën po heton.

SPAK-BKH-ja rrinë... Merren me kallëzime popullore gjithfaresh. Me budallëqe nga më të trashat.

****

Edhe një gjë,

Askush të mos shpresojë që korrupsionin tonë do na e luftojë Amerika!

Amerika, drejtësia e saj, do merren me shtetasit e vet. As që i hyn në xhep fare se çfarë bëjnë shtetasit tanë në dhe me shtetin e vet!

Në këtë kuptim teza idiote "e kalon apo jo oqeanin Ed Rama" meriton koshin më të afërt të plehrave.

Punën që s'bëjmë dot ne, nuk ka shans të na e bëjë një popull apo një shtet tjetër.

Edi Rama duhet, me çdo kusht të gjykohet nga drejtësia jonë dhe paralelisht nga populli shqiptar.

Rrugë tjetër nuk ka.

(Kosova Sot Online)