Gjobitet një shofer, drejtoi veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 10:31
Gjobitet një shofer, drejtoi veturën me shpejtësi 231 km/h në zonën 120

Policia e Kosovës njofton se një shofer është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën ku kufizimi i shpejtësisë 120 km/h ai ngiste me shpejtësi 231 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 231 km/h, i njëjti është gjobitur 500 €, 5 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)