
Vdes 28-vjeçari në aksident / U dogj në veturë, para pak ditësh vëllai iu mbyt në lumë

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Dimal, ku një automjet i tipit “Benz”, ka dalë nga rruga dhe më pas makina ka marrur flakë duke i marrur jetën një 28-vjeçari, përcjell “Kosova Sot Online”.
Të afërm të viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe
Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke e shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.
(Kosova Sot Online)