Ja kush premton shtim të buxhetit për komunat

  • A.P /
  • 21 February 2023 - 17:00
Ja kush premton shtim të buxhetit për komunat

Më shumë transparencë komunale dhe shtim të buxhetit për komunat në katër vitet e ardhshme, derisa theksoi se për herë të parë performanca do të bëhet përmes ligjit, ka premtuar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë zotim Krasniqi e bëri para deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike në lidhje me Raportin e Auditimit “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021’’.

Ministri Krasniqi tha se tashmë janë në procesin e hartimit të akteve nënligjore dhe të dokumenteve të tjera të cilat do të hartohen bazuar në konkluzionet e rekomandimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Derisa shtoi se performanca komunale është një ndër shtyllat kryesore të kësaj ministrie.

(Kosova Sot Online)