Plagoset me thikë 19-vjeçari, kjo është gjendja e tij

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 08:41
Plagoset me thikë 19-vjeçari, kjo është gjendja e tij

Një 19-vjeçar është dëmtuar në rrethana të paqarta nga një mjet prerës, thikë në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës "Ali Demi", është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

(Kosova Sot Online)