Prishtina ngjyros rrethrrotullimin dhe zebrat me ngjyrat e flamurit ukrainas

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 15:55
Prishtina ngjyros rrethrrotullimin dhe zebrat me ngjyrat e flamurit ukrainas

Komuna e Prishtinës ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përmes simboleve, rrugët e Prishtinës janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Ukraines.

Te rrethi i “Arbërisë” vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.

Po ashtu, në këtë lagje me ngjyra të flamurit ukrainas është ngjyrosur edhe rrethrrotullimi.

(Kosova Sot Online)