Këta janë dy personat nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik

  • A.P /
  • 22 February 2023 - 22:58
Këta janë dy personat nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik

Fotografitë e dy prej të vdekurve në aksidentin tragjik që ndodhi në hyrje të Shtimes, janë publikuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dy nga të vdekurit janë nga fshati Mollopolc i Shtimes, kështu ka bërë të ditur një qytetar përmes një shkrimi në Facebook, i cili ka publikuar edhe fotografitë e dy të vdekurve.

Sipas këtij qytetari, viktimat janë axhë dhe nip.

"Fshati Mollopolc u trondit prap me tragjedin e radhes si pasoj e aksidentit humben jeten dy kojshi në mosh të re, qofsh prej banorve të Xhenetit arlind bashk me agjen tan arsimin. Zoti ju past marr nën mëshirën e vet ngushllime familjes isufaj zoti u dhasht sabrin e gajretin“.


Kujtojmë se nga aksident i rëndë mbetën të vdekur 4 persona.


(Kosova Sot Online)