
Konjufca: Mbrëmë të gjithë ne u tronditëm nga vdekja e 4 të rinjve në aksident

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se janë tronditur nga vdekja e katër personave në një aksident trafiku dje në mbrëmje në rrugën Shtime - Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”
Konjufca u shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.
“Mbrëmë të gjithë ne u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilët i humbën më të dashurit e tyre”, tha Konjufca.
“Qoftë ky rasti i fundit për Kosovën”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)