Borell - Guetrres flasin për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 23 February 2023 - 16:25
Borell - Guetrres flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është takuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ata kanë diskutuar edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, duke thënë se Borell dhe Guterres kanë folur edhe për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Çështjet tjera të trajtuara gjatë bisedës ishin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Procesi i Paqes në Lindjen e Mesme, Etiopia dhe Saheli”, thuhet nga zyra për media e BE-së.

Takimi ka ndodhur më 22 shkurt kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së filloi debatin e saj për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, që përkon me shënimin e një viti që kur Rusia filloi luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës.

(Kosova Sot Online)