Baçi: Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në bunker

  • A.P /
  • 24 February 2023 - 15:19
Baçi: Edi Rama e ka kthyer Parlamentin në bunker

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Parlamentin në bunker të mbrojtjes së tij.

Në postimin e tij në Facebook, Baçi ka shpërndarë videon ku duket qartë se deputetët e PD-së janë penguar dhunshëm nga Garda e Republikës për të hyrë në Parlament.

Gjithashtu Baçi ka theksuar se ashtu si edhe në Surrel, Garda e Republikës është vënë në shërbim të Ramës, duke shkelur çdo ligj dhe rregull, në mënyre të paturpshme, duke penguar hyrjen e deputeteve në Parlament, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Postimi i plotë:

Rama e ka kthyer parlamentin ne bunker te mbrojties se tij!

Si edhe ne Surrel, Garda e Republikes eshte vene ne sherbim te Rames, duke shkelur çdo ligj dhe rregull, ne menyre te paturpshme, pengojne hyrjen e deputeteve ne parlament!

Frika e Rames eshte kaq e madhe se ka bere te humbas arsyen dhe te dale nga kontrolli!

Ndiqni videon plot 40 Min, deputetet e Partise Demokratike, bllokohen dhe pengohen dhunshem nga Garda e Rames per te hyre ne parlament!

Ne 3 Mars, te Premten ne oren 12 te gjithe ne shesh ne Tirane!

Rama dhe paterica e tij Alibasha, kerkojne  te na marrin emrin, flamurin, vulen dhe siglen e Partise!

Çdo demokrat, anetare, simpatizant, votues, dashamires i PD dhe demokracise, por dhe çdo qytetar i ndershem i ketij vendi, nuk duhet te mungoj ne kete proteste!

Asnje hap pas!

(Kosova Sot Online)