Turqia goditet prapë nga një tërmet tjetër

  • E.K /
  • 25 February 2023 - 12:11
Turqia goditet prapë nga një tërmet tjetër

Një tërmet 5.3 ballë raportohet se ka ndodhur në Turqinë qendrore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, për dy tërmete tjera raportohet të kenë ndodhur edhe në Kahramanmaras dhe Malatya, me shkallë më të vogël, 4.2.

Më 6 shkurt, Turqia jugore u godit nga dy tërmete të fuqishme nga i cili vdiqën mbi 50 mijë persona atje dhe në Siri ku u ndjenë dridhjet po ashtu dhe u shkaktuan dëme.

(Kosova Sot Online)