
Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiq?

Pas pajtimit të Kosovës dhe të Serbisë për planin franko-gjerman, zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali, ka thënë disa fjalë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mihali, që konsiderohet ndër figurat më të pushtetshme brenda VV-së, ka vënë theksin tek presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili nuk ka nënshkruar marrëveshjen. Ajo ka përmendur edhe dy citatet e Kurtit dhe Vuçiqit pas përfundimit të takimit për të dërguar përpara poentën e saj.
Ky është statusi i plotë i saj:
Pse vallë nuk nënshkroi Vuçiç?
Kryeministri Albin Kurti:”Unë nuk e kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj.”
Vuçiç: “Nuk ka dakordim, Asociacioni duhet të jetë në rend të parë.”
(Kosova Sot Online)