Zëdhënësi i BE: Qëllimi i dialogut s’është njohja, por normalizimi i raporteve Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 14:35
Zëdhënësi i BE: Qëllimi i dialogut s’është njohja, por normalizimi i raporteve Kosovë - Serbi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, u pyet nëse propozimi europian përmban njohjen de facto mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Stano ka thënë se qëllimi i dialogut nuk është njohja, por qëllimi kryesor është normalizimi i raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Stano shtoi se qëllimi i tyre është që t’i ndihmojnë në arritjen e marrëveshjes finale për normalizimin e raporteve në mes këtyre dy vendeve.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sa i takon përmbajtjes së normalizimit është e vendosur nga dy palët”.

“Pra u takon atyre, BE-ja është ndërmjetës, ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë që të arrijnë atje me maturinë europiane dhe kompromisin europian për përfitim të qytetarëve të tyre. Por objektivi dhe mandati jonë në këtë dialog është që t’i ndihmojmë që të arrijnë marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve”, tha ai në konferencën e sotme për gazetarë.

(Kosova Sot Online)