Shehu: Edi Rama amplifikator i Vuçiçit

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 15:45
Shehu: Edi Rama amplifikator i Vuçiçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me konferencën e përbashkët me Malin e Zi, për Ballkanin e hapur.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Shehu ka cituar kryeministrin Edi Rama, i cili tha se ‘në këtë nismë s’ka as kinezë as rusë’.

Shehu ka shkruar se Ballkani i Hapur është një nismë e Ramës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se Aleksandër Vuçiç po përdor kryeministrin e Shqipërisë.

"Demagogjia e Ramës per te fshehur rrenjet“ e Ballkanit të Hapur! Kur thotë ne Mal te Zi: "Mos kërkoni asnjë dorë të fshehtë ne nismen e Ballkanit te hapur, kineze e ruse“! Ne fakt kjo "dore" nuk eshte aq e "fshehte". Vucic eshte "dora e fshehte" e Ballkanit te hapur. Ndersa Rama kerkon ta „fshehe“ me sofizma, ate qe duket e lexohet qarte. Eshte vete Vucic qe e ka deklaruar publikisht:

–Nisma "Ballkan i hapur" eshte nje nisme e tij dhe e Serbisë.

Dhe Rama nuk mund ta cbeje kete te vertete me deklaraten e sotme. Ne fakt "kineze" nuk e kemi thene ndonjehere… ndoshta… Rusia pa dyshim eshte mbas Serbise e Vucic. Ndersa Vucic po perdor Ramen si "amplifikator"!

Mos te harojme, Serbia ben pjese ne Traktatin EuroAsian te Moskes! Serbia do beje "lojen" e Rusise deri sa te distancohet publikisht nga ajo, te vendose te jete pjese e Perendimit, te pranoje sanksionet ndaj saj, e me tej keshtu do te mund te „njohe“ edhe Kosoven.Por kjo kerkon kohe, ndoshta dekada…mos te kemi iluzione! Aktualisht qendron te “Ballkani i hapur” ose ndryshe "Jugosllavia e Re". Qendron te keto lloj nismash, qe kerkojne te sfumojne e bllokojne ato te BE, si “Procesi i Berlinit” etj. Qendron jo vetem nga reminishencat millosheviciane te saj.

 Por dhe prej “zgjatimeve” direkte ne ate te Rusise, qe e mban si nje “post te avancuar” ne Ballkanin Perendimor, per interesat e saj. Qe nepermjet saj te penetroje ne Rajon. Te krijoje edhe destabilitet te tij.

Kjo eshte e verteta, qe Rama nuk mund ta fshehe me nje deklarate gjysmake e te kriptuar nga Mali i Zi. Por qe ne te vertete shume lehte de kriptohet!", theksoi Shehu.

(Kosova Sot Online)