Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me Dodikun

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 16:49
Zbulohet arsyeja pse Vuçiq u takua me Dodikun

Sot e ka pritur në takim presidentin e Republikës Srpska të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temë e tyre ishte dialogu i zhvilluar dje me Kosovën, siç njoftoi vetë Vuçiq në Instagram.

“Gjithmonë një bisedë miqësore me presidentin e Srpska, Milorad Dodik. Jemi dakord për shumë projekte dhe e informova presidentin Dodik për dialogun e Brukselit. Gjithashtu, Presidenti Dodik më informoi për situatën në Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë. Rroftë Serbia dhe Srpska”, ka shkruar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)