Hovenier thotë se marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 08:56
Hovenier thotë se marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova përfiton shumë gjëra me planin evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hovenier ka thënë se një prej të mirave që sjell marrëveshja për Kosovën është pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë, referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit.

“Marrëveshja sjell shumë gjëra për Kosovën. Aty janë një varg gjërash që ne mendojmë se janë në interes të Kosovës. Referenca për paprekshmërinë e kufijve, respektimi i integritetit dhe sovranitetit, mbrojtja e pakicave kombëtare”, është shprehur Hovenier.

“Pajtimi për të zhvilluar fqinjësi të mirë mbi bazën e të drejtave të barabarta, zotimi për njohjen e dokumenteve dhe simboleve kombëtare, përfshirë pasaportat, targat, vulat doganore, diplomat, respektimi i pavarësisë, e drejta e vetëvendosjes, mosmarrëveshjet do të zgjidhen përmes rrugëve paqësore pa përdorimin e forcës”, shtoi ai.

Hovenier tha po ashtu se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.

(Kosova Sot Online)