Kurti për Nenin 7 të Marrëveshjes: Flet për komunitetin serb

  • E.K /
  • 02 March 2023 - 14:45
Kurti për Nenin 7 të Marrëveshjes: Flet për komunitetin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvend për propozimin franko-gjerman për të cilin ka dhënë edhe pajtimin e tij në takimin në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka dhënë sqarime për nenin 7 të Marrëveshjes Bazike.

Sipas Kurtit, në nenin 7 të propozimit flitet për komunitetin serb dhe jo për komunat me shumicë serbe.

“Ne nenin 7 flitet për komunitetin serb. Pra komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë dy gjera të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisarit edhe në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb duhet hartuar në përputhje me të drejtat e Këshillit të Evropës”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)