Vendimi që pritet të japë gjykata për vulën e PD/ Berisha flet pas protestës: Për ne armiku numër një është Edi Rama

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 15:56
Vendimi që pritet të japë gjykata për vulën e PD/ Berisha flet pas protestës: Për ne armiku numër një është Edi Rama

Kreu i PD, Sali Berisha i është drejtuar selisë blu pas fjalës së tij në protestë dhe në një prononcim për gazetarët u shpreh se data e tubimit të radhës do vendoset shumë shpejt.

“E mbushën bulevardin në orën 12:00 si kurrë ndonjëherë më parë në të njëjtën orë, janë misionarë të jashtëzakonshëm.

Nuk ndërhyj nuk kam ndërmend të bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kemi me Ramën e aty ishim për Ramën e jo për gjykatën, për ne armik numër një është Rama.
Ky është revolucionm mos harroni se dhe Ramizi qendroi ca kohë por në fund e hoqën me votë.

Asnjë koment nuk kam, nuk bëj koment për gjykatën. Ne jemi në revolucion, po vijojmë.
Protestën e radhës do e vendosim shumë shpejt“, tha ai.

Berisha kishte dhe një përgjigje për kryeministrin Rama pasi ky i fundit pak orë para protestës në rrjetet sociale tha se drejtësia e re duhet të kthehet në “skenën e krimit” në lidhje me 21 Janarin.

“Kush i solli mish për top protestuesit? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin, ka dokumente të pakontestueshme”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)