Makina humb kontrollin dhe del nga rruga, lëndohen dy vëllezërit

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 09:43
Makina humb kontrollin dhe del nga rruga,  lëndohen dy vëllezërit

Një aksident i rëndë trafiku ka nodhur mbrëmë në Maliq, ku një 27-vjeçarka humbur kontrollon mbi automjetin tip “Volsëagen” dhe ka dalë nga rruga, shkruan “Kosova Sot Online”.

Nga ky aksident janë lënduar shoferi dhe vëllai i tij, shtetasi K.A, 30-vjeç, pasagjer në automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Rasti për shkaqet e aksidentit është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

(Kosova Sot Online)