Lajçak në Prishtinë këtë javë

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 17:11
Lajçak në Prishtinë këtë javë

Pritet një vizitë e Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe, siç ndodh zakonisht, edhe në Beograd, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Zyra për Media e BE-së kanë thënë se për vizitën e Lajçakut në Prishtinë do të flasin “kur të është e përshtatshme”.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se emisari special i BE-së vjen në Prishtinë kah fundi i kësaj jave dhe të shikojë punën që ka bërë pala kosovare për udhërrëfyesin e zbatimit të propozimit evropian, që është pranuar nga Kosova dhe Serbia.

“Në fund të javës së ardhshme pritet që z. Lajçak ta vizitojë Kosovën, pastaj edhe Serbinë; të shikojë punën që është bërë. Në bazë të propozimeve tona, unë besoj që ai do të përpiqet t’i konsolidojë ato”, ka thënë Bislimi.

Kjo vizitë e Lajçakut pritet të ndodhë, para takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që është caktuar të mbahet me 18 mars, në Ohër të Maqedonisë Veriore.

(Kosova Sot Online)