Lajm i mirë: Bie shkalla e vdekshmërisë nga kanceri

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 20:55
Lajm i mirë: Bie shkalla e vdekshmërisë nga kanceri

Mes viteve 2018 dhe 2023, shkalla e vdekshmërisë ra me 6.5% te meshkujt dhe 3.7% te femrat, teksa 5.9 milionë vdekje u shmangën në Bashkimin Europian që nga viti 1989 dhe 1.24 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, të dhënat në lidhje me gratë për kancerin e mushkërive dhe pankreasit nuk janë aq pozitive, veçanërisht për moshat mbi 65 vjeç, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vdekshmëria e femrave në BE pritet të rritet përkatësisht me 1% dhe 3.4%. Në këto përfundime ka dalë studimi italian, i koordinuar nga Universitetet e Milanos dhe Bolonjës, i botuar në revistën “Annals of Oncology” .

Studiuesit e koordinuar nga Carlo La Vecchia nga Universiteti i Milanos dhe nga Eva Negri nga Universiteti i Bolonjës, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë vlerësuar se në vitin 2023 një milion e 262 mijë njerëz do të vdesin nga kanceri në Evropë dhe mbi 172 mijë në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri absolut i vdekjeve, sipas të dhënave të studimit, do të rritet për shkak të plakjes së popullsisë.

(Kosova Sot Online)