Moti në Kosovë, a do të ketë sot shi?

  • E.k /
  • 07 March 2023 - 08:18
Moti në Kosovë, a do të ketë sot shi?

Moti gjatë kësaj jave në Kosovë do të jetë i vranët, me diell, me riga shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Edhe sot moti do të jetë me vranësira dhe me intervale me diell.

7.03 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

8.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

9.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira dhe erë.

10.03 – Vransira të ndryshueshme, intervale me diell dhe orëve të pasdites mundësi për riga lokale shiu.

(Kosova Sot Online)