Ja pse Lajçak shkon në Beograd

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 14:30
Ja pse Lajçak shkon në Beograd

Të hënën dhe të martën, më 13 dhe 14 mars, dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajçak të enjten dhe të premten do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Siç pritet, gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të bisedojë edhe me përfaqësues të opozitës.

Kujtojmë se ardhja e Lajçakut në Prishtinë, por edhe në Beograd, është paralajmëruar pas raundit të fundit të dialogut, i cili u mbajt të hënën e kaluar në Bruksel.

Pak orë pas përfundimit të bisedimeve, Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme publikoi tekstin e propozimit evropian, i cili përmban 11 pika. Nga Brukseli u njoftua se të dyja palët ranë dakord që bisedimet e reja për vetë tekstin nuk janë të nevojshme. Megjithatë, siç presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e shumë gjërave nga plani evropian, por “nuk dëshiron dhe nuk mund të diskutojë njohjen reciproke dhe hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

(Kosova Sot Online)