Ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz
Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes ndezjes së flakadanëve, u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.
Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.
Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.
(Kosova Sot Online)