Bislimi i bindur: Bëhuni gati për viza

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 15:45
Bislimi i bindur: Bëhuni gati për viza

Pas miratimit në lexim të parë të liberalizimit të vizave në Këshillit të Ministrave të BE-së, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai  ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Bislimi tha se procedurat e mbetura janë miratimi nga Parlamenti Evropian, nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.

“Presim që këto hapa të përfundojnë zyrtarisht brenda pjesës së parë të këtij viti. Pritja e gjatë po shkon hap pas hapi drejt fundit, ku qytetarët do mund të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)