Policia nis hetimet për një rast vdekjeje

  • A.P /
  • 26 May 2026 - 10:15
Policia nis hetimet për një rast vdekjeje

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast vdekjeje në Malishevë.

Sipas raportit 24-orësh, më 25 maj, rreth orës 19:16, është raportuar se një mashkull kosovar ishte dërguar nga familjarët në QKMF-në e Malishevës, ku mjeku kompetent ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

(Kosova Sot Online)