Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 20:16
Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ

Projektligji për Fondin sovran është shtuar në Programin Legjislativ, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qeveria ka bërë të ditur se me anë të një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike, ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2023. 

“Qeveria e Republikës së​ Kosovës ka zhvilluar mbledhjen në formë elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2023. Me këtë rast, në Programin Legjislativ të këtij viti është shtuar Projektligji për Fondin Sovran.”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)