Fillon takimi Lajçak-Abdixhiku

  • E.K /
  • 10 March 2023 - 14:48
Fillon takimi Lajçak-Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajçak sot ka takuar edhe krerët e dy partive të tjera opozitare, PDK-së dhe AAK-së.

Lajçak po qëndron në Kosovë për të përgatitur takimin e radhës të nivelit të lartë, ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)