Lista Srpska i 'qet kushte' Lajçakut

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 17:26
Lista Srpska i 'qet kushte' Lajçakut

Përfaqësuesit e Listës Srpska, i ka takuar sot emisari i BE’së në bisedimet Kosovë – Serbi  Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Formimi i ZSO-së, (Bashkësia e Komunave Serbe), siguria, mbrojtja e të drejtave kolektive dhe individuale të popullit serb janë parakusht për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Srpska’s.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, nënkryetari Igor Simiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq që është edhe nënkryetar I Listës.

(Kosova Sot Online)