Kjo është porosia e Lajçakut

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 21:55
Kjo është porosia e Lajçakut

Ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, e kam kaluar duke takuar liderët e opozitës, ka theksuar emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak ka thënë se e ka bërë të qartë pritjen e komunitetit ndërkombëtar që opozita ta vendos çështjen e dialogut mbi politikat ditore.

Lajcak ka publikuar fotografi nga takimet me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikur, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi dhe kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

“Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, u takova me liderët e partive kryesore opozitare, për t’ua shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e radhës”.

“Gjithashtu, e bëra shumë të qartë pritjen e komunitetit ndërkombëtar për ta vendosur dialogun mbi politikat ditore, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak.

Gjatë ditës së djeshme, Lajçak e ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit, ka thënë se i ka kuptuar plotësisht pritjet e Kosovës.

Ndërsa, kryeminsitri Albin Kurti, gjatë takimit me Lajçak, është shprehur i gatshëm që ta nënshkruajë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, më 18 mars, në Ohër, gjatë takimit të planifikuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)