“Janari i zi” i Mulla Ademit

  • 13 January 2016 - 19:06
“Janari i zi” i Mulla Ademit

Banorët rrëfejnë historinë  e masakrimit nga serbët

Edhe pse e ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, shtëpia ku jetoi kjo familje edhe sot e kësaj dite po vazhdon të qëndrojë në këmbët e veta

E ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, në një fushë të fshatit Keqekollë, komuna e Prishtinës, shtëpia e Mulla Ademit edhe sot e kësaj dite po i reziston kohës. Për më tepër, kjo shtëpi ka një histori  në vete që u bart brez pas brezash në këtë fshat. Banorët e kësaj shtëpie ishin  nga familja Ademi, por që një ditë ata nuk i shpëtuan  terrorit të kryer të kësaj ane. Në janar të vitit 1921, nga pushtuesit serbë që ishin vendosur  në fshatrat e Gollakut, u vra dhe u masakrua edhe kjo familje. Historia e kësaj ngjarjeje tragjike edhe sot e kësaj dite njihet me emrin "Janari i zi"e që  rrodhi pas pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe Malit të Zi  dhe pasi  pushteti ushtarak serb e malazez ishte vendosur pra  në këtë anë. Nga nëntori i vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914, Kosova ishte shënjestër e dhunës së ushtrisë serbe, duke u përballur për çdo ditë me një  barbarizëm të  paparë mbi  popullatën e pambrojtur shqiptare. 

Image

Hoxha, i shkolluar në Prishtinë e në Shkup

Të ushqyer me urrejtje shoviniste dhe të armatosur gjer në dhëmbë, ushtritë serbo-malazeze dhe bandat e organizuara paraushtarake vrastare e dogjën, vranë dhe shkatërruan Kosovën  në këtë  periudhë. Ndërkohë, edhe pse kishin kaluar shumë vjet, janë pasardhësit e këtyre aneve, të cilët freskojnë këto ngjarje, duke  njoftuar për heroizmin e Mulla Ademi, por edhe të tjerëve të kësaj ane. I njoftuar nga të moçmit e familjes së tij, Imer Hashani, banor i fshatit Keqekollë, si dhe  banues në  një shtëpi banimi jo larg Kullës së Mulla Ademit, na rrëfeu për atë që kishte përjetuar familja Ademi, duke na njoftuar se emri i vërtetë i këtij bashkëfshatari ishte  Adem Emërllahu, i lindur më 1850 në Prapashticë. Hashani na thotë se ai ishte i shkolluar dhe  shkollimin e kishte mbaruar  në Prishtinë dhe në Shkup, ku pastaj edhe ishte emëruar hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë, fshatra këto të Gollakut. Si atdhetar e ngriti  zërin kundër barbarisë serbe dhe familja e tij ishte gjithnjë nën trysninë e pushtueseve.”Ai ishte një atdhetar i devotshëm dhe se aktivitetin e vet nuk e ndërpreu asnjë çast, deri në fund të jetës, kur më 10 janar 1921, ushtarët dhe xhandarët serbë e vranë në prag të shtëpisë me nëntë anëtarë të familjes së tij”, tregon Hashani.    (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)  

Image