Serbia është përgatitur për luftë në Kosovë, rreziku nuk duhet të nënçmohet as të injorohet

Serbia është përgatitur për luftë në Kosovë, rreziku nuk duhet të nënçmohet as të injorohet
Serbia është përgatitur për luftë në Kosovë, rreziku nuk duhet të nënçmohet as të injorohet

Muhamet Kelmendi

  • 16 June 2024 - 08:47

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Qëllimi i shtetit serb ishte ripushtimi i veriut, për ta ndarë në lumin Ibër Kosovën. Natyrisht, kjo ishte, si fakt për tu futur shteti serb në luftë. U veprua tamam si në Ukrainë, që u fut Rusia, edhe në Kosove, shteti serb. Por, kjo nuk eci në Kosovë. Ky dështim bëri të qartë qëllimin e shtetit. Shteti serb ka krijuar shumë baza kriminale të armatosura në Kosovë.

 

Serbia nuk ka hequr dore nga ripushtimi i Kosovës. Si në fushën juridike e politike, ku ka ligje që sanksionojnë Kosovën "serbe", ashtu edhe në aspektin ushtarak, shteti serb po ndërmerr aksione për ta ripushtuar Kosovën. Në shtator të vitit 2023 u krye sulmi më i ashpër terrorist kundër forcave policore në Kosovë. KFOR-i ishte në gjumë. Policia e Kosovës veproj dhe arriti ta asgjëson grupin prej më shumë se 60 vetave të futur në Kosovë. Ra edhe heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Serbia la shumë armë në Banjske. Kishte arsenal luftarake për ta pushtuar tërë veriun e Kosovës. Qëllimi i shtetit serb ishte ripushtimi i veriut, për ta ndarë në lumin Ibër Kosovën. Natyrisht, kjo ishte, si fakt për tu futur shteti serb në luftë. U veprua tamam si në Ukrainë, që u fut Rusia, edhe në Kosove, shteti serb. Por, kjo nuk eci në Kosovë. Ky dështim bëri të qartë qëllimin e shtetit. Shteti serb ka krijuar shumë baza kriminale të armatosura në Kosovë. Armët janë bartur nëpërmjet automjeteve me regjistrime të ndryshme. Mundë të mendohet se edhe me regjistrime të KFOR-it u futën armë. Edhe automjetet e ndihmës së parë u përdorën për transport të armëve nëpër qendrat e ndryshme në Kosovë. Kishat ortodokse u shndërruan në vende për deponimin e armëve .

Nëpër to u krijuan edhe grupet luftarake. Në veri u bënë shumë qendra luftarake. Kudo u ndërtuan grupe të luftëtarëve. Edhe në jug, në anët tjera të Kosovës, janë bartur armë. Këto e vërtetojnë edhe të dhënat që kanë dalë nga parlamenti i Anglisë dhe ai i Gjermanisë. Në bastisjet që po bëhen kohë pas kohe nga Policia e Kosovës në veri po gjenden armë të ndryshme. Pas armëve në Banjskë, u gjetën edhe armë të tjera, në shtëpi të ndryshme. U gjetën armë si minahedhëse, armë kundër tankeve, granata të dorës dhe municion.

U sekuestruan edhe mjete luftarake për qarkullim. Edhe rroba ushtarake të organeve serbe, të KFOR-it dhe të Kosovës. Flitet se kudo ku jeton minoriteti serb është ndërtuar një apo disa baza luftarake. Është bërë plani dhe në çdo moment pritet veprimi luftarake në brendi të Kosovës. Tash priten veprime të ashpra terroriste. Si dhe kur, këtë e dikton gjendja në Evropë, lufta në Ukrainë dhe gjendja në Lindje të Afërt, deri edhe në detin kinez. Tëra këto janë fakte që e diktojnë Serbinë në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".