Vuçiq thotë se nuk e nënshkruan kapitullimin e Serbisë

  • E.K /
  • 13 March 2023 - 11:08
Vuçiq thotë se nuk e nënshkruan kapitullimin e Serbisë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak ka shkuar në Beograd, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, në përpjekjet e fundit për t’i koordinuar hapat për takimin e radhës që mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut me 18 Mars, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Serbisë,Vuçiq ka thënë për mediet në Beograd, se Serbia nuk do të pajtohet e as nuk do të qëndrojë e heshtur lidhur me anëtarësimin eventual të Kosovës në Kombet e Bashkuara si dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk më shkon në mendje ta nënshkruaj kapitullimin e Serbisë”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)