FSK-ja ka filluar operacionet e deminimit

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 17:00
FSK-ja ka filluar operacionet e deminimit

“FSK-ja ka filluar operacionet e deminimit“, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kompania jonë e deminimit, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për  pastrimin e  fushave të minuara, duke u bazuar në planifikimin për vitin 2023“.

”Gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do të punojnë në 4 lokacione të ndryshme të vendit, krahas kujdestarisë në 24/7 të ekipeve për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (EOD)“, ka shkruar ai.

“Krenar gjithmonë me heronjtë tanë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)