Ngjarja e rëndë: Motra vret motrën në SHBA

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 08:54
Ngjarja e rëndë: Motra vret motrën në SHBA

Një vajzë 3 vjeçe gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur në shtëpi dhe qëlloi aksidentalisht motrën 4 vjeçe duke e vrarë në Teksas, SHBA, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dy vajzat ishin vetëm në dhomë, kurse të gjithë familjarë ose miq, ndodheshin në ambiente të tjera të shtëpisë.

Pasi dëgjuan shkrepjen e armës, vrapuan në dhomë ku gjetën vajzën e vogël të vdekur.

(Kosova Sot Online)