A dha dorëheqje Sibel Halimi nga LDK?

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 17:28
A dha dorëheqje Sibel Halimi nga LDK?

Raportimet se ka dhënë dorëheqje i ka përgënjeshtruar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Halimi ka reaguar përmes Facebook-ut, duke shkruar se këto lajme “janë të pavërteta”.

“Të dashur veprimtarë të LDK-së, lajmet për dorëheqjen time nga LDK janë të pavërteta”, shkroi Halimi.

Angazhimin në LDK, Halimi tha se “do ta vazhdoj me përkushtim të plotë, si gjithmonë”.

“Faleminderit për përkahjen tuaj në rrugetimin tonë të përbashkët politik”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)