Financial Times ‘nxin’ Ramën: I është njollosur reputacioni

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 09:03
 Financial Times ‘nxin’ Ramën: I është njollosur reputacioni

Revista e njohur britanike, ‘Financial Times’ ka goditur ashpër kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar si të zhytur në skandale të njëpasnjëshme. Në shkrim thuhet se agjenti i diskredituar i FBI e ka ndihmuar Edi Ramën për të përndjekur rivalët politikë. Artikulli thekson se reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur dhe se ai po mbron reforma që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave

SYRI TV

‘Financial Times’ i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, situatës politike dhe skandaleve në vend ku është emri i kryeministrit Edi Rama përmendet për disa skandale. Madje autori Marton Dunai në shkrimin e tij thekson se kryeministri Rama është zvarritur në skandale që kanë njollosur imazhin edhe jashtë vendit në çështjen McGonigal.

“Kryeministri Rama është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit. Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së”.

Brenda më pak se 24 orësh, dy nga mediat me impakt të jashtëzakonshëm ndërkombëtar si ‘Financial Times’ dhe ‘Spectator’, kanë publikuar dy shkrime që ‘groposin’ kryeministrin shqiptar.

‘Gjej dikë që të të shohë me adhurim si ambasadori britanik’. Kjo shprehje do i shkonte kësaj foto, ku ambasadori Alistair King-Smith sheh kryeministrin shqiptar, Edi Rama, e kjo nuk është hera e parë që ambasadori shfaqet plot çehre dhe gëzim në krah të zyrtarëve të korruptuar shqiptarë. Gjithçka ndodh në një kohë kur qeverisja skandaloze e kryeministrit shqiptar ka provokuar jo vetëm një tërmet politik në vendin e tij.

Artikulli thekson aktakuzën në kontaktet e padeklaruara të McGonigal me Ramën dhe pretendimet se ai kryente shërbime me pagesë për shqiptarët, kjo me qëllim përndjekjen e kundrështarëve politikë. McGonigal akuzohet se ka marrë të paktën 225,000 dollarë nga një oficer shqiptar i inteligjencës dhe më pas ka kaluar informacion nga zyra e Ramës tek autoritetet amerikane.

“Reputacioni i Ramës jashtë shtetit është njollosur gjithashtu nga kontaktet e tij me një zyrtar të turpëruar të zbatimit të ligjit në SHBA, i akuzuar se ka ndihmuar liderin shqiptar për të përndjekur rivalët politikë. Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal në janar për shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe përfshirje në pastrim parash duke punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska”.

Në këtë artikull thuhet se bandat shqiptare janë zgjeruar nga plantacionet ilegale të kanabisit deri te trafikimi i kokainës dhe heroinës direkt nga Amerika Latine dhe Azia. Miliona euro u derdhën në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin e pasurive të paluajtshme luksoze përgjatë bregdetit të Mesdheut, e ndërkohë nuk është lënë pa përmendur dhe amnistia fiskale që kërkon me ngulm ta miratojë Rama, por që mbart mjaft rrezik.

(Kosova Sot Online)