Ndalohen 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 15:06
Ndalohen 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ndërmarrjes publike “Ambienti” në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se sot Policia e Kosovës me njësitet relevante ka zbatuar urdhër-kontrollin në ndërmarrjen publike “Ambienti” në Pejë, ku 9 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të “Ambienti” janë shoqëruar në Policinë e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Prokurori i shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, ka urdhëruar të ndalohen për 48 orë, 7 persona të cilët dyshohen që me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoriteti zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes se pavërtetë” dhe “Deklarim i rremë””, njofton prokuroria.

Prokuroria njofton se gjatë urdhër-kontrollit janë siguruar prova të shumta materiale të cilat do shërbejnë për procedurën hetimore në ketë proces penal.

(Kosova Sot Online)