Abdixhiku: Albin Kurti e ka mashtruar vendin

  • A.P /
  • 21 March 2023 - 22:10
Abdixhiku: Albin Kurti e ka mashtruar vendin

Albin Kurti i ka thyer të gjitha premtimet dhe qëndrimet e veta, si dhe i ka bërë dëm të thellë vendit, ka theksuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kurti, duke ndërtuar kauza të rrejshme ka mashtruar me vite të tëra, dhe në fund i theu të gjitha, bëri lëshime që nuk i kishte bërë askush më parë, me c’rast i bëri dëm të thellë vendit”, nënvizoi Abdixhiku.

 Abdixhiku, pyeti nëse është i vetëdijshëm Kurti për përmbajtjen e marrëveshjes që e ka nënshkruar.

Sipas Abdixhikut, marrëveshja që e pranoi Kurti, është vetëm një marrëveshje bazë me shumë lëshime.

(Kosova Sot Online)