Kishte 40 kg kokainë në shtëpi, arrestohet një person

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 08:23
Kishte 40 kg kokainë në shtëpi, arrestohet një person

Një 30-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Itali, pasi u kap me 40 kg kokainë në shtëpi, përcjell “Kosova Sot Online”.

30-avjeçari ka pranuar se ka një substancë të fshehur në shtëpinë e tij.

Brenda një valixheje u gjetën disa pako nga 1 kg me një peshë rreth 40 kilogramë.

Sasia e madhe e gjetur e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon rreth 1.5 milionë euro, do të lejonte, me shitjen me pakicë më pas disa milionë euro. 30-vjeçari pas arrestimit u dërgua në paraburgim.

(Kosova Sot Online)