U sulmua me armë zjarri, burri i plagosur shkon në stacionin policor

  • E.K /
  • 24 March 2023 - 11:29
U sulmua me armë zjarri, burri i plagosur shkon në stacionin policor

Një burrë nga Leposaviqi është paraqitur në stacionin policor të Leposavqit, derisa ka qenë i lënduar në kokë dhe këmbë, përcjell “Kosova Sot Online".

Sipas raportit të Policisë, viktima ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe me armë zjarri nga dy persona.

Viktima ka marrur trajtim mjekësor

Kurse, për dy të dyshuarit nuk ka ndonjë informacion mbi identifikimin apo ndalimin e tyre.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)