Detajet për vrasjen e rojës së Top Chanel

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 07:39
Detajet për vrasjen e rojës së Top Chanel

Dje në mbrëmje në rethana të paqarta, nga persona të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të “Top Chanel” ku si pasojë e të shtënave, ka vdekur roja 60-vjeçar, P.K, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërsa, Top Chanel e ka bërë publik edhe identitetin e viktimës – Pal Kola.

Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar edhe në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Qetsori, Nita dhe Kristi, derisa po rrinin në oborr i kanë dëgjuar të shtënat.

*Fotografia: Top Chanel

(Kosova Sot Online)