Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Dy persona plagosen

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 11:39
Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Dy persona plagosen

Një përleshje ka ndodhur mes dy familjeve dje në Hajvali, ku 2 meshkuj kanë mbetur të plagosur dhe një vazhdon të qëndroj në mbajtje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar dhe i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime.

Kurse, i dyshuari i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë i përfshirë në rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)