Moti sot në Kosovë

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 09:08
Moti sot në Kosovë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara shiu, ndërsa temperaturat do të bien në vlera njëshifrore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale parashihet të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 5 dhe 7 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja.

(Kosova Sot Online )