
Moti për sot, i vranët dhe me diell

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.
Temperaturat minimale do të bien në vlera negative, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin rreth 11 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të sillen mes -3 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)