Moti sot me reshje shiu

  • s. /
  • 01 April 2023 - 07:59
Moti sot me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të prillit do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të çrregullta, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

” Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në vlerat e minimaleve, derisa ato maksimalet priten të jenë tipike pranverore. Gjithashtu edhe presioni atmosferik do të ulet dukshëm nën vlerat e normales”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online )