Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë

  • E.K /
  • 01 April 2023 - 16:49
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka kërkuar drejtësi për 80 viktimat civile të Lubeniqit që u vranë në këtë masakër.

“24 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17 vjeç. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë. Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, ka shkruar Presidenca e Kosovës në Facebook.

(Kosova Sot Online)